Edhe katër raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë, njofton Llapi.info.
Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë testuar 92 mostra, katër prej tyre kanë rezultuar pozitive.
“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, thuhet në njoftim.
“Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, vijon njoftimi./Llapi.info






