Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Ajo ka thënë se shkarkimi i qeverisë s’po bëka për shkak të pandemisë, e i këtij bordi po.
Kadrijaj ka shtuar se mendimit anti-mjekësi të Kurtit i erdhi fundi.
“Të shkarkohet bordi i shëndetësisë është gabim dhe kjo shkon përtej hakmarrjes. Shkarkimi i Qeverisë s’po bejka për shkak të gjendjes me pandemi që ndodhemi tani, kurse bordin qe e ka barrën kryesore në këtë kohë po. Shkurt e pate dhe këto lojëra s’kanë me të ndihmu. Mendimit tënd anti mjekësi, që i bllokove edhe rrogat me rritje për ta, besoj se i erdhi fundi”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se bordi është shkarkuar pasi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka bërë shkelje të ligjit dhe rregulloreve.
“Arsyetimi i këtij vendimi është dhënë në vendim të Qeverisë në detyrë të Kosovës i cili arsyetim bazohet mbi faktin se bordi nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e parapara dhe të përcaktuara në statutin e SHSKUK-së dhe nuk ka arritur objektivat e parapara”.
Ndërsa deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka përmendur arsyet që kanë çuar në shkarkimin e këtij bordi:
- Akuza për keqperdorim të tenderëve.
- Manipulime në procedurat e tenderimit për barna esenciale me kohë, duke e gjetë SHSKUK-në, të pa përgaditur në kohë pandemie.
3.Nepotizëm i theksuar në pjesën më vitale të shoqërisë, siç është shëndetësia.
- Mashtrime – tender për furnizim me material shpenzues të hemodializes përpos që është manipuluar me specifikacione për të blerë materiale shpenzuese në kompani të caktuara, rrezikohen edhe pacientat sepse ofertimi behen ndryshe nga specifikimi.
- Refuzimin e donacioneve – në kohën e Uran Ismailit ishin refuzuar 1 milion maska, donacion nga Kanadaja. Një donacion mbi 2 milion maska ishte nisur nga shteti i Kanadas për dy shtetet shqiptare në vitin 2018, por në Kosovë nuk kishin hyrë kurrë për shkak të politikave manipuluese dhe korruptive. Mesohet se maskat qe ishin ruajtur në një depo në Shqipëri, tashmë janë vënë në qarkullim nga qeveria shqiptare.
- Kërkesa e bërë prej 250 000 € për skanimin e dokumenteve e cila ishte anuluar pas raportimeve te UnCover Mask ku më parë ishin paguar 60 000 € për këtë punë”, ka shkruar Haziri nw Facebook./Llapi.info





