Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Ai përmes një statusi në Facebook tha se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuara mendimin e A.A.K dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri.
Sipas tij puna ai do të vazhdojë punën së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.
“Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë. Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë. Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht”, ka shkruar ai./Llapi.info





