Lokale - eSIMy

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt e ka falënderuar Universitetin Johns Hopkins për përfshirjen e Kosovës në bazën e të dhënave të të infektuarve me koronavirus.

“Është ky lajm i mrekullueshëm, faleminderit”, ka shkruar Heldt përmes “Twitter”-it të premten.

Falënderimi i tij ka ardhur pasi që Johns Hopkins i ishte përgjigjur kërkesës së ambasadorit, për përfshirjen e Kosovës në këtë bazë të të dhënave, transmeton KOHA.

“Të dhënat për Kosovën tani janë në bazën e COVID-19”, shkruan në statusin e Johns Hopkins. “Ju falënderojmë për durimin, derisa ekipi ynë punoi rreth kësaj”.