Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur rreth shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Në seancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për rrëzimin e qeverisë, Basha ka thënë se nëse kish qenë pjesë e qeverisë, edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do ta shkarkonin.
“Në Llap ai ka bo cka ka dasht, ka mendu që këtu bon cka don vet, por jo. Është gabim edhe kryetari i juaj, ai prej kolltukut lyp gjendje të jashtëzakonshme, me pas pas, në qeveri edhe Isa Mustafën ja kishim shkarku, qe a po doni qeveri ndryshe”, ka thënë Basha.
Ai thotë se Vetëvendosje është e gatshme ta çlirojë LDK-në nga njerëzit që nuk i duhen.
“Na lejoni neve që t’iu çlirojmë nga njerëzit që nuk i duhen LDK-së. Ai ka braktisur Podujevën për t’u bërë ministër. Ai ka bërë çfarë ka mundur në Podujevë dhe të njëjtën ka dashur ta bëjë edhe këtu”.
Basha ka vijuar edhe më tej duke thënë se po të ishte ministër edhe Isa Mustafën do ta shkarkonin.
“E kishim shkarkua edhe profesorin [Mustafën]. Ju kishim çlirua edhe nga ai. Kemi premtua se do të punojmë ndryshe…Ua ka humbur gjashtë palë zgjedhje. Ju kishim çlirua edhe nga ai”, tha ndwr tw tjera Dimal Basha.





