Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti. Deri te kjo erdhi pasi LDK tha se nuk mund te toleronte shkarkimin e ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurti.
Mirëpo, në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, (28 nëntor 2019), kur koalicioni ende s’kishe arritur, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kishte deklaruar se kryeministri mund t’i shkarkonte ministrat pa u konsultuar me LDK-në.
“Pa u konsultuar me askënd mund ta bëjë kryeministri shkarkimin. Emërimin nuk e bën pa u konsultuar. Shkarkimin e bën në çdo kohë pa u konsultuar më kurrkënd, por vendimet në kabinet janë kolektive”, pati deklaruar Haziri.
Deklarata e Hazirit nga minuta 52:00





