Lokale - eSIMy

Ministrja e Punëve të Jashtme e Spanjës, Arancha González Laya, e ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e pjesshme të tarifës 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnje Hercegovinës.

Ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme e ka quajtur si një hap të duhur vendimin e Albin Kurtit.

“Një hap në drejtimin e duhur. Kosova aprovon heqjen e pjesshme të tarifave 100% ndaj Serbisë”, ka shkruar Arancha González Laya në Twitter.

Shteti i Spanjës është njëri nga pesë vendet në Bashkim Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ky është qëndrim i rrallë i shtetit spanjoll që përkrah një vendim të shtetit të Kosovës.