Lokale - eSIMy

Sot në orët e mëngjesit kanë ndodhur dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë afër Komoranit.

Të dyja janë evidentuar si vetëaksidente në trafik, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të raportuar për lëndime në njerëz.

Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë thirrje për kujdes duke pasur parasysh ndryshimet atmosferike.

“Në orët e mëngjesit të sotëm në rr. Prishtine -Pejë afër Komoranit janë evidentuar dy vetëaksidente ne trafik, ku përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për lëndime në njerëz. Duke marr parasysh ndryshimet atmosferike, të reshurat e borës dhe ngricat që paraqitet në rrugë gjatë kësaj periudhe kërkojmë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet në përgjithësi”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka bërë të ditur, se Policia po vepron me njësitet e saj në funksion të zbatimit të ligjit në trafik dhe masa rigoroze do të ndërmerren në vazhdimësi.

Gazeta Insajderi, ka siguruar pamje nga aksidenti me kamion.