Lokale - eSIMy

Edhe dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 33, raporton Llapi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Sipas njoftimit, sot janë testuar 10 raste, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç. Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim./Llapi.info