Lokale - eSIMy

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se të dielën është shënuar vdekja e parë si pasojë e koronavirusit në këtë vend. Bëhet fjalë për një grua 57-vjecare nga Kumanova.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive është duke u trajtuar edhe i biri i viktimës, raporton Alsat.

Deri tani në Maqedoni janë regjistruar 114 raste me infektim. Vetëm sot, janë regjistruar 29 raste të reja.