Lokale - eSIMy

I prekuri me koronavirus nga fshati Bibaj i Ferizajt ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, gjithashtu ai bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ky virus.

“Falënderoj stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre deri më tash dhe dua të ju informoj që gjendja ime shëndetësore momentalisht është stabile. Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet Covid-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota është duke u ballafaquar më këtë fatkeqësi”.

“Ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvojë e mirë dhe e lehtë për mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqërisë që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe”.

“Sqarim për bashkëvendësit e mi Bibaj-Ferizaj: Gjatë tërë këtij procesi kam qenë dhe ende jam i izoluar në repartin infektiv në Prishtinë dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ndonjë qytetar nga Ferizaj apo Bibaj. Ju kërkoj falje për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar si pasoj e këtyre rrethanave”, ka shkruar në Facebook personin fjalë.

Miq dhe familjar të dashurSë pari shpresoj që të jeni mirë dhe shëndosh. Faleminderit shumë për mesazhet e pafundëme…

Gepostet von Jetmir Hyseni am Sonntag, 22. März 2020