Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt.
Bislimi për Ekonomia Online duke komentuar kërkesën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa që kryeministri, Kurti ta heq taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, shtoi se ai nuk do të mund të kthehet në asnjë rast pas shkarkimit.
Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet.
Kur do të ndodh kjo Bislimi thotë se i mbetet Kurtit të vendosë.






