Lokale - eSIMy

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë, sipas të dhënave të mëngjesit të së premtes, ka shkuar në 10.048 persona.

Të infektuar janë 245.997, ndërsa të shëruar 88.471, janë të dhëna që i raportoi sot worldometers.info.

Ndërsa në Kinë situata po qetësohet, teksa për herë të parë nga fillimi i epidemisë në Wuhan dhe në provincën Hubej nuk janë shënuar raste të reja të infektuarish. E në pjesë ë tjera të botës pritet që kjo pandemi të arrijë kulmin.

Ndërkohë Evropa është shndërruar në epiqendër të kësaj pandemie, kurse numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka tejkaluar atë në Kinë.

Sipas të dhënave, në Itali janë shënuar 41.035 raste me koronavirus, ndërsa 3.405 kanë vdekur; Italia ndiqet nga Irani me 18.407 raste dhe 1.284 raste të vdekurish, pastaj vjen Spanja me 18.077 raste infektimesh dhe 813 raste të vdekurish.

Në Gjermani janë 15.320 raste të të infektuarish dhe 44 të vdekur, në SHBA janë 14.354 të infektuar dhe 2017 raste të vdekjes nga COVID-19.

Mbi dhjetë mijë të të infektuarish është edhe Franca – 10.995, ndërsa kanë vdekur nga koronavirusi 372, transmeton Koha.net raportimet.