Lokale - eSIMy

Pas shfaqjes së rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, janë shtuar kontrollet dhe masat mbrojtëse.

Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të sigurojnë edhe ushqime rezervë. Por, po mendohet edhe për nevojtarët në këtë kohë.

Iniciativë për t’iu dalë në ndihmë ka marr edhe xhamia e qytetit të Podujevës, “Met Podjeva”.

Sipas njoftimit, aksioni do të nis nesër dhe do të vazhdojë deri të dielën, ku pako për të gjithë ata që duan të kontribuojnë do të vendoset në oborrin e xhamisë së qytetit.

“Në kohë krizash nuk mendojmë vetëm për vete! Xhamia “Met Podjeva” me imamin Mulla Idriz Bilalli merr iniciativën për t’i ndihmuar jetimet dhe skamnoret. Aksioni fillon nga nesër(e premte) dhe zgjat deri te dielën. Nga ora 12:00 deri ne orën 19:00 do të jetë një pako e vendosur në oborrin e xhamisë “Met Podjeva” në qendër. Ju ftojmë të gjithëve të kontribuoni sado pak që edhe atyre që kanë nevojë t’ua lehtësojmë këto dite jo te lehta. Numër kontaktues: 049 284 995”, thuhet në njoftim./Llapi.info