Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sonte se Presidenti Hashim Thaçi, ka nisur idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit pa u konsultuar me KFOR-in.
“Kam takuar komandantin e KFOR-it dhe diskutuam angazhimet tona në fushën e sigurisë dhe shëndetësisë. Aty mësova se Presidenti nuk ka kontakt me KFOR-in në këtë iniciativën e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Kurti në konferencën për shtyp.
“Për mua është e pakuptueshme se si një President mundohet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pa KFOR-in. Pa KFOR-in e kundër KFOR-it nuk mund të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.
KFOR ruan sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.






