Lokale - eSIMy

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i minsitrit të Punëve të Brendshme që e bëri Albin Kurti, kanë shpërthyer reagimet.

Disa në mbrojtje të Veliut e shumë të tjera në mbrojtje të vendimit për shkarkim, shkruan gazeta inFokus.

E sekretari i Vetëvendosjes për Prishtinë, Valdrin Ahmeti ka thënë që nuk mund të jesh edhe me Presidentin Hashim Thaçin e edhe në Qeverinë e Albin Kurtit.

“Edhe me Thaçin edhe ne qeverine Kurti, s’ka!”, ka shkruar Ahmeti.

Megjithatë, nga partia e LDK-së, shefi i saj Isa Mustafa ka bërë me dije se po rrezikohet koalicioni pasi për këtë vendim nuk është konsultuar LDK dhe që kësisoj nuk është respektuar marrëveshja e bërë për bashkëqeverisje.