
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thirrur qytetarët e vendit të tij që të rrinë sa më shumë në shtëpitë e tyre.
Kjo thirrje e tij vjen pas kërcënimit nga shpërndarja e Koronavirusit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Qeveria e Gjermanisë është duke bërë gjithçka të mundshme për të kthyer qytetarët gjermanë që aktualisht janë jashtë vendit.
“Ju lutem rrini në shtëpi”, ka thënë Maas.
Gjermania ka të regjistruara 7 mijë e 200 raste prej të cilave 17 vdekje.





