Ambasada e SHBA-së në Prishtinë iu ka bërë thirrje të gjithë liderëve si lokalë, ashtu edhe të rajonit, që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre.
Thirrja ka ardhur teksa numri i të infekturave me koronavirus po rritet gjithnjë e më shumë anembanë globit.
“Virusët nuk njohin kufi. Tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike vendore dhe rajonale të mos lejojnë që ti ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive”, shkruan në deklaratën e Ambasadës.
Ambasada citon edhe deklaratën e të parit të SHBA-së, Donald Trumpit, që ka thënë se “të gjithë ne jemi në këtë së bashku. Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, ta ndërprejmë mendje-ngushtësinë, dhe të bashkohemi gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme sesa mund të imagjinohet. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë”.






