Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 afër Katedrales në Prishtinë, njofton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 11 aksidente – 5 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info








