Katër raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë.
Këtë e ka bërë ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vita. Ai ka thënë se tri raste janë nga Malisheva dhe një rast nga Komuna e Podujevës.
Arben Vitia, i ka kërkuar kryeministrit që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.
“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka njoftuar ministri Vitia./Llapi.info






