Në Kuvend po vazhdon diskutimi për buxhetin e vitit 2020.
Pak minuta më parë ka kaluar edhe mocioni i Vetëvendosjes që buxheti të kalojë sonte në dy lexime, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë dhe zhvillimet që kanë ndodhur pasi që Kuvendi shkoi në pauzë dhe kishte dakordim që të takohen edhe shefet e grupeve parlamentare, nga AAK ka folur Daut Haradinaj.
Ai i është drejtuar Rexhep Selimit të Vetëvendosjes, duke i thënë se është mashtrues ordinerë.
“Ju kum njoft për burra, por që janë kaq mashtrues ordinerë s’e kam ditë. Kërkush s’pat vullnet me e blloku. Që jeni amatera në qeveri kjo dihet, por mos u mshefni nga koronavirusi. Mendoj që do të iu duhemi prap në të ardhmen, dhe këtë mbajeni në mend. Kryetare, prej fillimit u mundova me të thanë që është masakru buxheti. Jam i bindun që edhe kryeministri edhe ministrat e kanë në interes vital infrastrukturën në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Në ndërkohë që diskutimet po vazhdojnë, sonte pritet të votohet buxheti në dy lexime.






