Lokale - eSIMy

Në Evropë po pezullohen thuajse të gjitha kampionatet e futbollit, por IPKO Superliga e Kosovës në futboll pritet të vazhdojë normalisht. Të paktën në faqen zyrtare të FFK-së nuk ka ndonjë njoftim tjetër.

FFK-ja ka publikuar orarin e ndeshjeve të fundjavës. Në program është xhiroja e 23-të e Superligës, përkatësisht e para e fazës së tretë të garave. Ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve në stadiume, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Të shtunën prej orës 14:00 janë ndeshjet Drita – Flamurtari, Feronikeli – Vushtrria dhe Llapi – Dukagjini.

Ndërkohë tri ndeshje tjera janë të dielën prej orës 14:00: Gjilani – Trepça ’89, Ballkani – Drenica, Prishtina – Ferizaj.

Ndeshjet janë me peshë në garën e fortë për titull të kampionit dhe për mbetje në Superligë. Por do të zhvillohen në atmosferë të qetë, pa anim nga tribunat.
Image