Qeveria e Kosovës mbajti mbrëmë një mbledhje të jashtëzakonshme ku ndërmori masa lidhur me parandalimin e koronavirusit.
Pas kësaj në një deklarata për media, kryeministri r i vendit, Albin Kurti tha se prej mbrëmë nuk do të përshëndetet më me duar me ministrat e as zv/kryeministrat.

E kjo gjë u zbatua sot në një takim të Kurtit me Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Kurti zgjodhi që të përshëndetet vetë më bërrylin e krahut e të mos i zgjasë dorën, formë përshëndetje e re që po përdoret nga shumë zyrtarë të huaj pas shpërndarjes së koronavirusit.






