Lokale - eSIMy

Një aksident ka ndodhur para pak momentesh në qytetin e Malishevës.

Një kamion ka përfunduar në një lokal në afërsi të Gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Së paku tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë.

Të lënduarit janë punëtorë të njësisë dhe në momentin e aksidentit gjendeshin në kamion, i cili ka humbur kontrollin dhe është futur në një lokal zejtarie. Fatbardhësisht, asnjë person brenda lokalit nuk është lënduar.

Sipas të dhënave të para, kamioni është futur në një lokal zejtarie dhe si pasojë të tre punëtorët që gjendeshin në kamion kanë marrë lëndime, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Nënkryetari i Komunës s Malishevës, Hajdin Berisha, ka vizituar të lënduarit dhe iu ka uruar shërim të shpejtë.

Aksident në qendër të Malishevës

Aksident në qendër të Malishevës, ende nuk dihet nëse kamioni i mbeturinave ka humbur kontrollin apo i janë prishur frenat, dhe ka përfunduar në goditjen e njërit nga Lokalet afër Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’. Ende nuk dihet për persona të lënduar. TV Malisheva do të ju informojë në vijim.

Gepostet von Malishevatv am Mittwoch, 11. März 2020