Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ora 14:30 në kuadër të takimeve konsultative, sot i pret në takim përfaqësuesit e Listës Serbe.
Ndërsa në orën 15:00, presidenti Thaçi i pret në takim edhe përfaqësuesit e komuniteteve të Grupit Parlamentar “6 Plus”.
Takimet do të zhvillohen në Kabinetin e Presidentit.






