Lokale - eSIMy

Policia në Prishtinë ka arrestuar disa persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Si pasojë e përleshjes, dy persona janë therur me thikë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Xheladin Hana”, ku viktimat kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.