Lokale - eSIMy

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, është demantuar pasi ka  thënë se në Komunën e Podujevës nuk ka zyrtarë me aktakuza, njofton Llapi.info.

Kështu ka thënë Rudari në dy debate të zhvilluara me kundërkandidatet. Mirëpo, në debatin e zhvilluar në Radio Televizionin Publik të Kosovës, Rudari është demantuar, pasi që në Komunën e Podujevës, siç kanë deklaruar Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së, ka zyrtarë me aktakuza.

“Ne kemi padrejtësi në punësim dhe avancim. Si rezultat i kësaj kemi aktakuza të ngritura nga Prokuroria. Siç e kemi aktakuzën ndaj një zyrtari dhe një ish-drejtorit të arsimit në Podujevë, për shkak të padrejtësisë ndaj punëtorëve ka aktakuzë të ngritur”, ka thënë Naim Fetahu në RTK.

“Në Komunë nuk kemi ndonjë informatë që ndonjë drejtor ose ndonjë zyrtar i lartë ka aktakuzë. Nuk kemi pasur asnjë skandal dhe asnjë arrestim si ka ndodhur në komuna tjera”, ka replikuar Nexhmi Rudari.

Mirëpo, në një përgjigje të dhënë Rudarit, Fetahu i PDK-së ka ofruar dëshmi, e të cilat sipas tij, flitet për aktakuza.

“Ja ku e keni një dëshmi. Ngritët aktakuzë për cenim të të drejtave të punësimit ndaj ish-drejtorit të arsimit në Podujevë. Çështja tjetër, Prokuroria me aktakuzë ndaj shefit të personelit në Podujevë”, është përgjigjur Fetahu, duke i deponuar edhe dëshmitë.

E pas kësaj, ka reaguar edhe kandidati i VV-së Shpejtim Bulliqi, i cili ka përmendur problemet me të cilat janë ballafaquar mësimdhënësit, në kohën kur Rudari ishte drejtor i arsimit.

“Në periudhën kur ka qeverisur me Drejtorinë e Arsimit ka njerëz që i ka larguar padrejtësisht nga puna, e tash e kanë fituar drejtën e punës, kurse komplet ato shpenzime i ka paguar komuna. E dyta, e kemi rastin e një mësuesi i cili po ashtu ka marrë 10-11 mijë euro dëmshpërblim. E atë kompensim ia ka dhënë me buxhet të Komunës vetëm që t’ia mbyll gojën për të mos folur. Jo një rast, por ka shumë raste. E kemi kandidaten për çka është ngritur kjo aktakuzë, e cila me vendim të gjykatës nuk kthyer në punë, përkundër që i ka fituar të gjitha proceset gjyqësore”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe, dy zyrtarë komunalë, siç mëson Llapi.info, vazhdojnë të sillen nëpër gjykata./Llapi.info

DEBAT – DEBAT – ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË PODUJEVË04.03.2020

DEBAT – ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NË PODUJEVË

Gepostet von RTK am Mittwoch, 4. März 2020