Lokale - eSIMy

Përplasje të reja në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku janë përqendruar mijëra migrantë, të cilët përpiqen të hyjnë në BE.

Policia kufitare greke ka lëshuar gaz lotsjellës dhe ka përdorur ujë me presion kundër grupeve të njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin, ndërsa agjentët turq u përgjigjën me gaz lotsjellës lëshuar në drejtim të palës greke.

Burimet e qeverisë greke akuzojnë Turqinë për kryerjen e “sulmeve të koordinuara” për të ndihmuar migrantët të kalojnë linjën kufitare.

Athina shton se Ankaraja u ka siguruar refugjatëve mjete prerëse për dëmtimin e pengesave në kufi.

Autoritetet e Ankarasë kanë njoftuar se nuk do t’i ndalojnë migrantët të udhëtojnë drejt Europës./ANSA