Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar të mërkuren Furtuna Sheremetin Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes komunikatës bëhet e ditur se Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.