Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se dallimet për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe do të shkrihen shumë shpejtë.
Haziri ka shkruar në Twitter se këto dallime do të shkrihen sepse miqtë, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të gabojë.
“Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri.
Ai shtoi se këto janë vendime të vështira, por të nevojshme për të ardhmen e vendit.
“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”- ka shkruar Haziri.






