US ambassador to Germany Richard Grenell awaits the arrival of US Secretary of State Mike Pompeo (not in frame) at Tegel airport in Berlin on May 31, 2019. - The US top diplomat is on a European tour that will take him to Germany, Switzerland, The Netherlands and Britain. (Photo by Odd ANDERSEN / AFP) (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)
Lokale - eSIMy

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur udhëheqës të guximshëm kreun e LDK-së Isa Mustafa, pasi deklaroi të dielën se taksa duhet të hiqet sa më parë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell shkroi se heqja e tarifës 100 për qind nga qeveria Kurti, do të ishte hap i rëndësishëm për të ecur tutje..

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është një udhëheqës i guximshëm. Largimi i tarifës nesër, do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm dhe një përparim i dukshëm në këtë proces. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të hiqet”, ka shkruar Grenell.


Ndërkohë, Mustafa ka deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se taksa duhet hequr jo vetëm se po e kërkon partneri strategjik SHBA, por se janë të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës.