Lokale - eSIMy

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e paraparë për sot në orën 16:00 është shtyrë për nesër.

KOHA mëson nga burime brenda qeverisë se mbledhja është shtyrë për shkak të moskompletimit të tërësishëm të materialit të nevojshëm.

Shtyrja e kësaj mbledhjeje, nuk është bërë për shkak të taksës, ashtu siç u raportua në disa media.

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi thotë se mbledhja do të mbahet nesër më 28 shkurt në orën 12:00