Lokale - eSIMy

Autoritetet greke kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit në këtë shtet, ka bërë të ditur të mërkuren ministria greke e Shëndetësisë.

Pacientja është një shtetase greke (38) nga Selaniku, e cila kishte ardhur nga Italia, ka thënë Sotiris Tsiodras, përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë.

“Ajo nuk është në gjendje të rëndë dhe po monitorohet prej një ekipi kolegësh të jashtëzakonshëm në Selanik”, ka thënë Tsiodras gjatë një konference shtypi, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Autoritetet ishin në procesin e identifikimit të personave që kishin pasur kontakt me të, duke bërë të ditur se ata do të vihen në izolim.