Lokale - eSIMy

Shumica nuk mund të qëndrojnë asnjë minut në këtë pozitë!

Një burrë nga Illinois që kaloi muajt e fundit duke stërvitur shtatë orë në ditë, duke përfshirë 1,500 pompa në ditë, ka thyer rekordin botëror të meshkujve për kohën më të gjatë të qëndrimit në pozicionin plank (htrije përpara duke u mbajtur në bërryla, ndërsa e vetmja gjë që prek tokën janë majat e gishtave të këmbës).

George Hood, 62 vjeç, nga Naperville, qëndroi pa lëvizur i mbështetur vetëm në duar dhe gishtërinjë të këmbës për tetë orë, 15 minuta dhe 15 sekonda.

Këtë e njoftoi edhe Guinness World Records, që vërtetoi rekordin e Hood.