Lokale - eSIMy

Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre ku edhe ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan.

Trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion.

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.


Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën.