Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton Llapi.info.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë datë kujtojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u sakrifikuar për lindjen e shtetit tonë.
“Kosova sot shënon 12 vjetorin e Pavarësisë së saj. Në këtë datë historike, kujtojmë arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që sakrifikuan, u flijuan dhe kontribuuan në lindjen e shtetit tonë. Në këtë përvjetor, më shumë se kurrë duhet të dëshmojmë vendosmërinë tonë në rrugën drejt shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe realizimit të synimeve tona për integrim në familjen e madhe evropiane. Në partneritet të ngushtë me aleatët e saj, SHBA-në, NATO-n dhe BE-në, Kosova po ndërton dhe po konsolidon institucionet demokratike të shtetit ligjor dhe po bëhet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabiliteti në rajon”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info