Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti është takuar me veprimtarë shqiptarë në Mynih të Gjermanisë, gjatë qendrimit të tij në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se do të ofrojnë mbështetje për arsimimin shqip dhe promovimin e kulturës sonë.

Ai theksoi se do të angazhohen në fuqizimin e lidhjeve biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosovë.

“Me miq e veprimtarë tanë në Mynih, të cilët i falënderoj për pritjen. Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë në organizimin më të mirë të arsimit shqip dhe të promovimit të kulturës sonë. Do të fuqizojmë në veçanti lidhjet biznesore dhe promovimin e investimeve të tyre në Kosove” ka shkruar Hoti.