Lokale - eSIMy

Fotografia e presidentit Hashim Thaçi që deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e vendosi prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani është larguar nga aty, raporton Televizioni T7.

PDK në shenjë paknaqësie ndaj Vjosa Osmanit që brenda zyrës së saj e zhvendosi fotografinë e Thaçit vendosën që atë t’ia dërgonin prapa ulëses në Kuvend të Kosovës.

Dy orë sa zgjati seanca e sotme, e para nën udhëheqjen e Osmanit, ajo nuk e hoqi fotografinë.

Por, me të shkuar deputetët në pauzë, fotografia është hequr nga aty.

Si kundërshtim ndaj Osmanit, PDK dy herë ka bojkotuar edhe mbledhjet e kryesisë, duke kërkuar që fotografia të vendoset në vendin ku ishte në zyrën e kryeparlamentarit.