Aleksander Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak nuk janë lejuar të hyjnë në Malin e Zi.
Autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë lejuar që të futet brenda territorit të shtetit të tyre, Ministrin e Mbrotjes të Serbisë, Aleksander Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak, meqenëse këta të fundit mbanin të veshura uniforma të ushtrisë serbe.
“Sputnik” raporton se ngjarja ndodhi në rrugën Rovc – Kolashin ku Vulin ishte nisur për të vendosur kurora lulesh tek monumenti i ish-ministrit serb të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviq, i cili ishte vrarë në vitin 2000, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave serbe, Mali i Zi fillimisht kishte dhënë leje për vizitën e delegacionit të Ministrisës së Mbrojtes serbe.
Mirëpo, mbrëmjen e të hënës i kishin telefonuar ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozovic, për një takim urgjent, duke i thënë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme.






