Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës së re, si udhëheqës i ekzekutivit.
“Është kënaqësi e veçantë. Ju uroj suksese. Mbetem me shumë shpresë që Qeveria Kurti do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që të jetë shembull për rajonin”, tha Meta.
Kurti tha se duan ta shtojnë bashkëpunimin me Shqipërisë, sepse është nevojë.
“Ka aq shumë fusha ku edhe mund të realizojmë marrëveshjet e nënshkruara por pse jo të ketë edhe të reja”, tha Kurti.
Kurti i fundit pas takimit që pati me homologun shqiptar Edi Rama, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.






