Lokale - eSIMy

Gjiganti gjerman është i gatshëm ta shesë yllin anglez vetëm për një shumë të kënaqshme parash

Borussia Dortmund e ka vendosur çmimin për Jadon Sanchon, shkruan Gazeta Express.

Mediumi “Don Balon” zbulon se gjiganti gjerman i kërkon plot 140 milionë euro për yllin anglez.

19 vjeçari është bërë objektiv i klubeve të Premierligës pasi po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit.

Mirëpo, Manchester United, Chelsea, Liverpool e Tottenham duhet ta hapin mirë kasën e tyre, nëse e duan përfaqësuesin anglez.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Manchester Cityt ka shfaqur edhe Barcelona.

Futbollisti ofanziv i ka realizuar 12 gola dhe i ka dhuruar 13 asistime me Dortmundin këtë sezon