Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shpëtim Gashi.
Në fjalën e tij, Kurti falënderoi mysafirët por edhe të gjithë CIG-un për punën e tyre në dialogun me Serbinë, duke theksuar se në lidhje me këtë çështje, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë afër me të gjithë ata që kanë interes të ndihmojnë e kanë ide si të veprojnë.

