Lokale - eSIMy

Rusia është duke bërë shumë që Ballkani të jetë stabil.

Kështu ka deklaruar Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke shtuar se Moska është në favor të një gjetje të zgjidhjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij do të ishte e pranueshme për të dy palët,

“Jemi të angazhuar në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën për çështjen e Kosovës”, ka thënë Putin para ambasadorëve në Kremlin, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Kjo zgjidhje duam që të jetë e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, është shprehur ai.