Lokale - eSIMy

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit.

Me këtë rast, ish-ministri Behgjet Pacolli i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ish-ministri Pacolli i uroi Glauk Konjufcës detyrën e re të ministrit të Punëve të Jashtme, transmeton Koha.net.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.