Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur Turqinë këtë mbrëmje, transmeton Llapi.info.
Sipas Institutit të Kërkimeve për Tërmete, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazig pasditen e sotme, me një thellësi prej dy kilometrash.
Sipas raporteve të para nga autoritetet dhe mediat turke, dridhjet u ndjenë edhe në disa provinca fqinje në Turqinë lindore.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, është deklaruar pas tërmetit të kësaj mbrëmjeje. Ai për medie turke ka deklaruar se deri më tani është raportuar për katër persona të vdekur.
“Kemi ngritur grupe vëzhgimi, të gjithë janë në krye të detyrës. Në Sivrixhe ka 4-5 ndërtesa të shembura. Katër bashkëkombës kanë humbur jetën dhe dy janë lënduar. Në Elazig janë 10 banesa që kanë pësuar dëmtime”, ka shtuar ai.
Pas dridhjes së parë, janë ndjerë edhe dy tjerë, njëri prej 5,4 shkallë dhe tjetri 3,3.
Ndërkohë, tashmë janë publikuar pamje nga momenti i tërmetit të fortë që ka shkundur Turqinë mbrëmjen e së premtes./Llapi.info








