Lokale - eSIMy

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Suedisë me rezultat 1-0 në favor të suedezëve, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë e ndeshjes rezultoi 0-0, përkundër që kosovarët ishin më të mirë në këtë pjesë loje. Fillimisht ishte Flamur Kastrati që pati një mundësi ideale për të shënuar me kokë në minutën e 27-të, por priti portieri suedez, Abrahamsson.

Dy minuta më vonë mundësi të mirë për të shënuar pati edhe Fidan Aliti, por goditja e tij përfundojë jashtë portës.

Ndërkaq, pas një gabimi në mbrojtje, Simon Hedlund realizoi në portën e Visar Bekajt, kur po zhvillohej minuta e 75-të e takimit, epilog ky që doli të jetë përfundimtar në Doha të Katarit.

Duhet theksuar se kjo ndeshje shërbeu për më shumë minuta për lojtarët e Superligës së Kosovës dhe ata që janë grumbulluar më pak, ndërsa mund të shihet si test i kaluar pasi bënë paraqitje të mirë./Llapi.info