Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ka reaguar përsëri Kryetarit të Federatës së Kosovës, Agim Ademit, i cili deklaroi që të gjitha shpenzimet për këtë miqësore i ka mbuluar Federata e Futbollit të Suedisë.
Batatina për Gazetën Blic, ka deklaruar që këto janë manipulime me të cilat Agim Ademi, po mundohet që të arsyetohet, gjithashtu ai ka kërkuar që të publikohen pagesat bankare nëse një gjë e tillë ka ndodhur.
“Pas reagimit tim të mbrëmshëm, kryetari Ademi, ka tentuar që të arsyetohet përmes një manipulimi duke aluduar që Federata Suedeze i ka paguar të gjitha shpenzimet, une nuk i besoj këtyre deklaratave, andaj kërkoj që të publikohen të gjitha pagesat bankare që kjo gjë të vërtetohet” deklaroi fillimisht Batatina.
Ai e ka akuzuar kryetarin Ademi, se po e politizon Federatën duke përfshirë bernda udhëtimeve dhe angazhimeve të Përfaqësuesës së Kosovës, figura që nuk kanë lidhje me futboll, por janë të fuqishëm poltikisht. Ai gjithashtu e ka paralajmëruar kryetarin Ademi, duke thënë se 27 janari po afrohet, ditë kjo kur ai do të largohet nga posti i Kryetarit të Federatës së Kosovës në Futboll.
“Dikur Agim Ademi, deklaronte që poltika duhet të jetë larg Federatës së Ftubollit të Kosovës, mirëpo ai tani vetë po e fut politikën brenda këtij insitucioni gjë që është shumë negative të shohësh figura që nuk kanë lidhje me futboll, por janë të fuqishëm poltikisht, kurse njerezit adekuat të sportit të mbeten jashtë këtyre angazhimeve. Mirëpo unë mendoj që Agim Ademi e ka të qartë që data e zgjedhjeve brenda Federatës po afrohet dhe se 27 janari do të jetë dita kur ai do të largohet nga posti i kryetarit të Federatës së Kosovës në Futboll” përfundoi Batatina.
Kujtojmë që Trajneri Tahir Batatina, kohëve të fundit ka qenë njëri ndër kritikët më të fuqishëm ndaj punës së Agim Ademit brenda Federatës të Futbollit së Kosovës.






