Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, e ka fituar vendin e katërt në listën e sulmuesve më të mirë në Bundesligë, të publikuar nga mediumi i madh gjerman sportiv, Kicker.
Çdo gjashtë muaj, Kicker e publikon listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligë si dhe atë të lojtarëve më të mirë gjermanë që luajnë në vendet e huaja, duke i ndarë në katër kategori: “Klas botëror”, “Klas ndërkombëtar”, “Rrethi i gjerë” dhe “Fusha e vizionit”, transmeton Gazeta Express.
Sot, revista gjermane sportive e ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë në Bundesligës, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në pjesën e parë të sezonit 2019/20. Rashica është radhitur i katërti në listën e sulmuesve.
Këtë radhitje, kosovari e fitoi falë paraqitjeve mbresëlënëse të tij, pasi që kontribuoi me shtatë gola dhe tri asiste në 13 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të ligës elitare gjermane në pjesën e parë të sezonit 2019/20.
Lista e Kicker: Sulmuesit më të mirë në Bundesligë
Klasi botëror:
- Robert Lewandowski, Bayern München
Klasi ndërkombëtar:
- Timo Werner, RB Leipzig
- Marcus Thuram, Borussia Mönchengladbach
- Milot Rashica, Werder Bremen
Në rrethin e gjerë:
- Wout Weghorst, Wolfsburg
- Florian Niederlechner, Augsburg
- Breel Embolo, Borussia Mönchengladbach
- Sebastian Andersson, Union Berlin
- Rouwen Hennings, Fortuna Düsseldorf
- Patrick Herrmann, Borussia Mönchengladbach
- Lucas Alario, Bayer Leverkusen
- Kevin Volland, Bayer Leverkusen
- Alassane Plea, Borussia Mönchengladbach
Fusha e vizionit:
Streli Mamba, Paderborn
Goncalo Paciencia, Eintracht Frankfurt
Nils Petersen, Freiburg
Yussuf Poulsen, RB Leipzig
Robin Quaison, Mainz
Benito Raman, Schalke 04
Rashica e ka rastin ta dëshmojë veten sërish kur të luajë për Bremenin në fundjavë, të shtunën në orën 15:30, në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit si mysafir.






