Klubi Futbollistik “Llapi” ka arritur marrëveshje me ‘gardianin’ italian Giacomo Nava, i cili karrierën e ka nisur te skuadra e njohur italiane Sampdoria.
Nava ka arritur gjatë ditës në Podujevë, teksa pas bisedimeve intensive ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të ‘firmosur’ me skuadrën nga “Zahir Pajaziti”.
22 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FC Rimini që garon në Serie C të Italisë.
Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka qenë pjesë e klubeve të tjera italiane Lentigione, Lecco dhe Bogliasco. Prezantimi i tij te Llapi është çështje kohe./Gazetasheshi







