Për 10 metra ka rënë niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe në atë të Badocit, transmeton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 metra nën kapë-derdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.
“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza”, thuhet në njoftim e KRU-së.
Sipas KRU “Prishtina”, me të filluar vitin 2020 do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera./Llapi.info






